Home KRYESORE ‘Tahiri’/ Nishani i bën thirrje Metës: Publiko mbledhjen e Këshillit të Sigurisë...

‘Tahiri’/ Nishani i bën thirrje Metës: Publiko mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë thirrje Presidentit aktual, Ilir Meta dhe Medias që të zbardhin dhe bëjnë publike, mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që thirri vete Ai për çështjen e kanabizimit të vendit.

Në fakt, ne një intervistë për “Channel One”, Bujar Nishani pa u kuptuar mire pse, nuk ka preferuar që të japë detaje për atë çfarë është thënë në atë mbledhje, por apeli i tij, sipas Opinion.al, duket se ka lidhje me fakte të cilat janë diskutuar në atë tryezë, pas shqetësimeve të ndërkombëtare për dosjen “Habilaj” dhe përfshirjen e mundshme të ish-ministrit, Saimir Tahiri.

Bujar Nishani: Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin transkriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Repubblikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik.

Share: