Home KRYESORE Tahiri vogël nuk është fajtori madh. Nga Ilir Demalia

Tahiri vogël nuk është fajtori madh. Nga Ilir Demalia

Për të shkuar tek Tahiri vogël, duhet të kthejmë kokën mbrapa se si u rrit Saimiri madh. Çfarë lloj plehu ishte hedhur që u rrit Tahiri vogël në Saimir të madh.
Le të bëjmë një resume të shkurtër në pirgun e madh të plehut që u rrit Saimiri vogël dhe u bë i madh për të kuptuar m…. ka janë mbuluar shqiptarët si funksionim shtetror, intelktual, kulturor, ekonomik dhe natyror.
1. Që mbas mbarimit të Luftës II, shqiptarët, si kurrë më pare në historinë e tyre janë drejtuar nga banda kriminale në drejtim të shtetit. Nuk mendoj se vlen të zgjatet për krimet e regjimit komunist, konformizmin dhe shërbimin e intelktualëve, kulturës, artit, në shërbim të atij regjimi me ngritjen e njeriut të ri që e kemi në drejtim banditesk në postdiktaturë në shtet. Ndryshe në formë por në përmbajtje po njësoj. E për të qenë real, me dhimbje dhe pa pasur dëshirë ta themë, në disa aspekte e fusha edhe më banal.
2. Pas kapitullimit regjimit komunist ku ne shqiptarët si gjithmonë ishim të fundit, u krijua pluralizmi komunist me strategjinë e vazhdimsisë. U lejua lëshimi llapës për ti lejuar të persekutuarit të masturbohen edhe mbas 27 me antikomunist megjithëse…. Kasta komuniste morri burimeve natyrore dhe financiare të mbetura nga kufoma komuniste në aplikimin e ekonomisë së tregut capitalist në funksion të saj.
3. Masakra e parë e dështimit të shtetit të së drejtës fillon fill me parlamentin e pare pluralist pas regjimit komunist me ligjin 7501 që vazhdon të jetë në fuqi.
4. Filloj shpërndarja e pronave dhe falja e aseteve publike për njerëzit e kastës së regjimit komunist duke falur prona publike.
5. Filloi masakra natyrore me Parkun Natyror Pyllin e Golemit. Shëmbullin e pare e dha shkrimtari ynë i madh duke marrë si dhuratë nga shteti token publike për të ndërtuar vile verore duke prerë pishat e betonizuar rërën . Pastaj i hynë pyllit gazetarë, analiste, qeveritare, pronarë mediash, militantë, bashkëpuntorë e ta mbushën me vila e laguna blu e pink, me hotele, me motele, me restorante. Gjithë ai mut barbërësh në këtë Park Natyror tashmë të kthyer në shurrtore si hale publike që përfundon ne det.
Kështu u bë në gjithë Shqipërinë.
Kjo frymë barbarike nuk e kishte për gjë për të dale me flamujt blu-rose-pink-kuq e gjithë ngjyrat e ylberit për të mbeshtetur banditët e partive për të masakruar natyrën, shtetin, duke ngritur krimin me rrjete trafiku prostitucioni e armësh e piramidash financiare, duke e shpërbëre vendin ne 1997 me 3 mijë të vrare, duke plasur Medi-Gerdec-Berish-Lulen.
Pas tyre na vjen banda Nano-Meta dhe fusin në lojën e tyre të gatshmin Rama për të shkatërruar Tiranën. Jo vetëm historinë e saj por edhe të ardhmen e saj me ndertimet e mafjes ndërtimeve si pastrim parash.
Mirëpo kur pushteti ndërtohet mbi krim ai pjell krime te reja duke kompromentuar drejtësine duke i dhëne afera korruptive. Këta duke pare se pushteti është krimi, bëhen një me krimin duke marrë pagesa të majme nga lirimi kriminelëve
Trafikantët nëpermjet pushtetit krijuan dhe media televizive për propaganden e krimit dhe jo misionit gazetarisë si pushtet i katërt. E sa bëhet gati të bie nje klan pushteti kriminal X-Y e të ngrihet tjetri, media vehet në shërbim të klanit tjetër që vjen në fuqi si shërbim ndaj mafjas kriminale shtetrore.
Mbasi u konsumuan të gjitha, Tahiri vogël, duke zbatuar strategjinë e Ramës se madh, për të mbajtur pushtetin duhen para dhe parat për mbajtjen e pushtetit nuk sigurohen me programe apo ide dhe ndërtim të shtetit ligjor, pasi, nuk kanë të tilla bandat politike shqiptare dhe politikanët shqiptarë të të gjitha ngjyrave, e këtë na e kanë vërtetuar këto 27 vjet, ateherë duhet para ilegale për të funksionuar si butafori legale apo fasadë europine. Keto para sigurohen nëpërmjet trafiqeve drogës dhe armëve që janë më fitimprurëset.
Vetëm të analizohen shpenzimet e fushatave eloktorale të partive në këto 27 vjet kupton se në çkrim janë zhytur të gjitha, pa përjashtim partitë dhe parlamenti shqiptar.
Qe mandatet blehen e kryetarët shesin mandate na e vërteton Tom Doshi me zgjedhejt e fundit dhe të parafundit dhe të parapara fundit me Doshët e Doçët ne parlament. Apo mos na dali ndokush e të na thotë se ka ide e program nje bandit si Tom Doshi?!
Çfaj ka Tahiri vogël në këte llum të madh që rriti me shpejtësi marramendëse Tahirin e vogël?
Tahiri vogël si pjesë e plehut madh shtetror, politik, juridik, drejtësi, mediatik, intelktual të kësaj haleje kombëtare që kanë ndërtuar shqiptarët, duhet të groposet 7 pash nën dhe si tokside me rrezikshmëri të lartë shoqërore, natyrore. Por Tahirët e mëdhenje të këtij tranzicioni 27 vjeçar të shkatërrimit Shqipërisë dhe shqiptarëve 70 pash nën dhe e 77 sebashku me Tahirin e e vogël që u bë Saimir i madh
A do të ndodhë?
Nuk e besoj, do vazhdojnë shqiptarët në rrumpallhonen me një, A me çi ………

Share: