Home KRYESORE U them atyre qe po ikin se unë zgjedh gjithmonë Shqipërinë!

U them atyre qe po ikin se unë zgjedh gjithmonë Shqipërinë!

Nga Xhoi Jakaj

Shumê shqiptare aplikuan per llotarine amerikane, dhe me pyesin vazhdimisht po ti aplikove: jo është përgjigjia ime sepse këtu dua të jetoj, këtu zgjodha të arsimohem dhe asnjehere nuk me êshtē dukur shkollimi im i manget sepse e realizova këtu bashke me te gjithe kualifikimet pasuniversitere.

Në këtë vend te bukur me diell ajer e drite ,rrita femijet e megjithē vështërsitë që kaloj edhe une si gjithe te tjeret e dua këtë vend, mund edhe te shikoj pafund padrejtesi gjatë gjithë aktivitetit tim ditor por sejcili nga ne duhet te luftoj fort ne llogoren e tij per te bere ndryshimin e madh.

Une e bera dhe do e bej gjithnje, une ngre zerin fort kur shikoj nje gje qe nuk shkon, dhe nese e di qe te nesermen marr kosto, une luftoj per te tjeret kur ju shkelen te drejtat, beje dhe ti…

Zgjidh rrugen te besh maksimumin per vetem tende, familjen e vendin tend. Atehere ju siguroj qe me se shumti keni ndergjegjien tuaj ne paqe e do ia dilni edhe ne këtë vend që nuk ju duket aspak i duhuri, askund nuk gjendet parajsa po nuk punove e luftove shumë, jane vite jo të lehta ne te gjithe boten, ndaj vrapo e kap ritmin e kohes se edhe në vendin tend realizohesh me se miri nese ke ambicie pozitive….

Share: