Home KRYESORE Ylli Dylgjeri i shkruan Haradinaj: Me emro zv minister ne Kosove

Ylli Dylgjeri i shkruan Haradinaj: Me emro zv minister ne Kosove

LETER
Shumë i ndriçuari zoti Ramush.

Duke të uruar detyrën e lartë të Kryeministrit të Kosovës më jep rastin që bashkë me Urimin të shikosh mundësinë për emrimin tim si Zv Ministër në Qeverinë Tuaj të nderuar.

Kam kryer disa fakultete përndryshe punoj për PPP-i.

Të premtoj zoti Ramush se pjesmarja ime do

Ju sjellë vetëm gaz në qeveri. Jo nga ai lotsjellës. Shëmbullin e këtij emërimi e dha Kryeministri Ynë i nderuar pak dite me parë.

3 prej Jush sot janë në drejtimin tonë, pa llogaritur zotin Baton. Ai dihet që është Ministër pa portofol, por me kuletë.

Duke e mbyllur me modesti po pres telefonatën Tuaj.
YLLI Dylgjeri

Share: