Home KRYESORE Zgjedhjet në Maqedoni/ Gruevski: Ishin jo demokratike

Zgjedhjet në Maqedoni/ Gruevski: Ishin jo demokratike

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së në konferencën për shtyp të mbajtur nga shtabi zgjedhor i kësaj partie deklaroi se zgjedhjet ishin jodemokratike dhe të parregullta, me kushte të padrejta për pjesëmarrësit.

“Kishte sulme fizike, vrasje, kërcënime. U krijua një atmosferë frike. Ne gjithashtu morëm informacione rreth blerjes së drejtpërdrejtë të votuesve. Dita e sotme e zgjedhjeve u shënua me parregullsi të shumta, uzurpim të resurseve shtetërore, blerje votash, ka pasur edhe indikacione serioze të manipulimit të votave që ngrejnë dyshime për vjedhje të organizuar të votave.

Për të gjitha parregullsitë, VMRO-DPMNE do të paraqesë ankesa tek organet e duhura, zgjedhjet nuk kanë përfunduar dhe VMRO-DPMNE është parti e madhe. Një analizë e zgjedhjeve dhe rezultateve do të pasojë, me qëllim të përcaktimit të asaj që është bërë gabimisht për të arritur një rezultat më të mirë.

Kam përgjegjësinë më të lartë për rezultatet, sepse të gjitha arsyet për rezultatet do të diskutohen menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve.”, ka përfunduar konferencën për shtyp lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski./ Express

Share: