Home KRYESORE Zyrtarisht dimër? Ja sa shkojnë temperaturat, në darkë nis bora!

Zyrtarisht dimër? Ja sa shkojnë temperaturat, në darkë nis bora!

0

Ashtu si ishte parashikuar dita e para e javes nisi me reshje te dendura shiu dhe me temperatura me te uleta.

Meteoalab parashikon qe e hëna, do të vijoje te jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Nderkohe edhe temperaturat do te shenojne ulje. “Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti”- shkruan meteoalb.

Edhe era do te jete e forte. “Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur”- parashikon meteoalb.

Share:
Reklama juaj