Home KRYESORE Historia e pazakontë/ Shqiptari ktheu shtëpinë në fermë kanabisi ne Angli

Historia e pazakontë/ Shqiptari ktheu shtëpinë në fermë kanabisi ne Angli

0

Një shqiptar është dënuar me 16 muaj burgim në Angli. Gjykata në Newcastle e dënoi Mariglen Allën, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B.

Vendimi për 27-vjeçarin u dha nga gjyqtari Simon Bourne-Arton, ndërsa shqiptari ishte arrestuar nga policia në muajin shtator.

Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë narkotike kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën prej 700 mijë paund.

Në banesën ku jetonte shqiptari, në “Henry Street”, 27-vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike u vu re se, shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësore.

Prokurori Harry Hadfield, në një deklaratë për mediet tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut./opinion.al

Share:
Reklama juaj