Home KRYESORE Aksidenti i tmerrshëm/ Mermeri vret 24 vjeçaren

Aksidenti i tmerrshëm/ Mermeri vret 24 vjeçaren

0

Një aksident i tmerrshëm ndodhi sot në Lushnje. Një vajzë 24 vjeçe humbi jetën fatalisht pasi makina me të cilën udhëtonte bashkë me prindërit dhe bashkëshortin u godit fatalisht nga gurët e mermerit që ranë nga një trajler.

Ngjarja ndodhi  në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflig. Viktima është Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet, makina tip “Peugeot” me të cilin po udhëtonin 4 personat, është shkatërruar plotësisht, pasi u zu poshtë nga mermeri. Për nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura u desh ndërhyrja e ekipeve të specializuara.

Dinamika e aksidentet është ende e paqartë, por nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ndodhi teksa dy automjetet shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në dalje të rrethrrotullimit të Lushnjës. Mjeti “Peugeot’ po lëvizte nga Berati në Lushnjë, ndërsa trajleri vinte përballë.

Menjëherë pas aksidentit policia arrestoi Bashkim Pulën, 41 vjeç nga Fushë Kruja, i cili drejtonte automjetin që transportonte gurë mermeri.

*Në foto viktima dhe makina e shkatërruar nga aksidenti i rende/opinion.al

Share:
Reklama juaj