Home KRYESORE Apeli për Kryeprokurorin: Pse largove Anton Martinin nga hetimi për Dakon?!

Apeli për Kryeprokurorin: Pse largove Anton Martinin nga hetimi për Dakon?!

Lulzim Basha pasi ka denoncuar një skandal me përmasa të mëdha, përgjimin e Vangjush Dakos duke folur me kriminelë për blerjen e votave i ka drejtuar një pyetje të drejpërdrejtë kryeprokurorit Adriatik Llalla:

“Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’i thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës”, deklaroi Lulzim Basha nga selia e PD-së.

Ai hodhi dyshime se Edi Rama ka ndërhyrë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere.

“Kjo është edhe një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur e Shefit të Shërbimit Inteligjent, Visho Ajazi Lika”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve Dako u premton kriminelëve tendera.

Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin e për Partinë Socialiste.

Share: