Home KRYESORE Artan Hoxha: Prishje pazari dhe milionat e drogës, e vërteta e vrasjes...

Artan Hoxha: Prishje pazari dhe milionat e drogës, e vërteta e vrasjes së shqiptarit në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha shkruan se shqiptari në Ekuador u plagos në atentat për pazaret e drogës. Ai thotë se mafiozët shqiptarë janë fuqizuar në Ekuador. Ai e lidh ngjarjen me vrasjen e një tjetër shqiptari,  Ilir Hidrit po në Ekuador, para 4 muajsh. “Bëhet fjale per nje prishje pazari prej miliona dollaresh ne trafikun e kokaines. Po cfare bejne shqiptaret aq larg vendit te tyre dhe Europes, atje lart ne majat e Andeve ne Ekuator?! Kush dreqin i ka cuar atje, madje sa te qerojne hesapet me njeri-tjetrin?! Ka vetem nje arsye madhore, kokaina dhe milionat e dollareve qe burojne prej trafikimit te saj…”, shkruan gazetari Hoxha.

Më tej ai risjell edhe njehere në kujtesë vrasjen e Ilir Hidrit. Mbremjen e te martes se 30 majit 2017 Hidri u ekzekutua me nje plumb pas qafe ndersa ecte i vetem ne rrugen e populluar “Vereda”. Rreth ores 20.00, nje atentator i dyshuar me pagese, i afrohet nga pas, e godet ne zverk duke e lene te vdekur ne vend dhe largohet me nje motor qe e priste aty prane. Ekzekutuesi ishte nje njeri me ngjyre, dhe bashkepunetori qe e priste me motor te ndezur u tregua i shpejt duke e larguar menjehere nga skena e krimit. Atentati tipik mafioz mbeti pa autor dhe pa motiv, deri mbremjen e nje tjeter te marte. Te martes se 7 nentorit 2017, po ne Guayaquil iu be atentat një tjetër shqiptari.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat vendase. Më poshtë lajmi që është botuar fillimisht nga Diario EL COMERCIO . Ne lajm thuhet se konflikti per trafikun e droges çoi ne vrasjen e mbetur ne tentativë të një shtetasi shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 nëntor, 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil. Atentati u njoftua të merkurren nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) ne zonen 8. Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zones . “Nje femer qe udhetonte me viktimen uli xhamin e mjetit te blinduar per pirë një cigare.

Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimen me një motor, futi armën permes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen”, tha Cevallos. Mjeti në të cilin leviste viktima ishte i blinduar. I plagosuri u transferua në një klinike shëndetësore dhe pasi iu dha ndihma e pare thuhet se eshte ne gjendje te qëndrueshme. Viktima ka dhe shtetesi te Ekuatorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. “Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor.

Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili do të ishte përgjegjës për tre vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales. Krimi tjetër ndodhi në gusht, në një diskotekë në veri të qytetit. S. Xavier do të ketë lidhje me vjedhjen e një automjeti te blinduar me vlere te madhe monetare per llogari te nje kompanie transporti, parkuar jashtë një dyqani në Citadel Los Alamos, në veri të qytetit më 28 shtator 2017. Gjurmet e gishtave të gjetura në automjet do t’i përkisnin të paraburgosurit, i cili regjistron të dhënat penale për trafikimin e substancave narkotike./Opinion.al

http://www.elcomercio.com/…/asesinato-ciudadano-albanes-nar….

Share: