Home KRYESORE Avokati Gjokutaj per deklaraten e Lu: “Paralajmërim, aspak normal. Duket sikur i...

Avokati Gjokutaj per deklaraten e Lu: “Paralajmërim, aspak normal. Duket sikur i fton që kini kujdes, ikni”

Avokati Genc Gjokutaj e ka konsideruar deklaratën e bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu se në janar do të arrestohen “peshqit e mëdhenj”, si aspak normale.

Në studion e emisionit “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News, Gjokutaj tha se një deklaratë e tillë është e pakuptimtë, pasi është njëlloj sikur në një ndërtesë të bjerë zjarr tani dhe zjarrëfikësve t’u thuash ejani në janar. “Një paralajmërim i tillë nuk më duket aspak normale, për faktin se duket sikur i fton peshqit e mëdhenj që kini kujdes ikni, ose prishni provat”, theksoi Gjokutaj.

Sipas tij, nëse ka dosje apo informacione atëherë duhet të veprohet shpejt pasi kalojnë afatet proçeduriale. “Nuk mund të mbahet dosja diku dhe mos veprohet, kalojnë afatet dhe proçedurat, ndaj dhe nuk mund të thuash sot se prisni deri në janar”, tha Gjokutaj.360grade.al/

Share: