Home KRYESORE BASHA: RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E...

BASHA: RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT

0

Sipas zyres se shtypit te kryetarit te PD, Lulzim Basha duket se denuncuesi e vizitave te gruas se Samir Tahirit ne Garden e Republike svazhdon ta mbaje te informuar kryetarin per cfare ndodh ne Garden e Republikes.

Ja njoftimi i publikuar nga PD:

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:

Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.

Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.

Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.

E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

Share:
Reklama juaj