Home KRYESORE BASHA TË NDAJË MENDJEN: O ME NE ,O ME ATA !

BASHA TË NDAJË MENDJEN: O ME NE ,O ME ATA !

Nga Nebil Çika *

Sot pata një debat me deputetin e PD-së Flamur Noka lidhur pjesëmarrjen e tij ne dekorimin e gjeneralit komunist Rahamn Parllaku ,përgjegjës për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj shqiptareve dhe sidomos deklaratave e tij publike se: “Parllaku është legjenda dhe nderi i Kuksit “. I kujtova z. Noka te ndaje mendjen o me te persekutuarit e kominzmit ,o me xhelatët e tyre pasi është e “pabesi” e që votat për deputet ti kërkosh e ti marrësh nga antikomunistet dhe nderin tua besh komunistëve.

“Nuk i heq asnjë presje asaj qe kam deklaruar për Parllakun ,ai është legjende e luftes . Kam qene ne ceremoninë e nderimit te tij dhe e kam vlerësuar atë si deputet i PD-se e jo si bashkëfshatar , siç thotë kreu i PD Kukës , Arif Rexhmati – me tha Noka, duke i dhëne fund çdo dyshimi tim se kjo sjellje e deputetit te PD-se ishte rastësi apo lapsus .

Me gjithë argumentet e mia historike qe njeriu qe e konsideronte” legjende” kishte larë Vlorën ne gjak si komandant i njësitit gueril komunist ( terrorist ) të qarkut te Vlorës dhe se bashke me Ramiz Aline , ishte përgjegjës midis te tjerash edhe për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera ndaj shqiptarëve te Kosovës si komandant i divizionit ne vitin 1945, Flamuri re kishte ndarë mendjen: Ishte me Rahmanin.

Tani in nuk dua te merrem me Nokën. Problemi im dhe besoj i çdo te përndjekuri politik antikomunist është me Bashen . Është ai që duhet te përgjigjet për sjelljet te tilla delikuente e deputeteve te tij. Ne zgjedhjet e fundit por edhe ne te tjera pjesa e konsiderueshme e votave te PD-se vjen nga te përndjekurit antikomunistë.

Ne këtë zgjedhje por erdhe pas tyre ne kemi mare fjalën , premtimin e Bashes qe :PD-ja e tij do te jete me ne . Kjo fjale , ky premtim publik i z. Basha duket i tronditur ne real-politikë ne se ai toleron e hesht ndaj qëndrimeve e sjelljeve te tilla politike se kjo e Flamur Nokës dhe përfqqeuesve e zyrtarëve te tjerë te PD.

Me iniciative te PD dhe me mbeshtetjen e CDU ( gjermane) ne jemi duke përgatitur një ligj qe ndalon ndermin e autoreve te komunizmit . Si mund te besojmë në seriozitetin e kësaj iniciative te PD-së kur ajo dhe lidershipi i saje lejon sjellje te tilla politike te përfaqësuesve te larte te saje siç janë deputet që po bejne vete ate pikerisht ate qe PD me ligj , pretendon ti ua imponoje edhe kundershtareve te saje politike .

Prandaj këmbëngul qe Basha te ndajë mendjen: O me ne , o me ata ! Dhe kete ta beje jo vetëm me deklarata te përgjithshme ,retorike , por duke mbajtur qëndrime te drejtpërdrejta ndaj qëndrimeve e sjelljeve te “pabesa” te deputeteve e zyrtareve te tjerte te partise se tij .

*Kryetar i Shqoates Antikomuniste të të Perndejkurve Politikë te Shqipërisë

Share: