Home KRYESORE Berisha: Ky është personi që i dha makinën biznesmenit Orest Sota

Berisha: Ky është personi që i dha makinën biznesmenit Orest Sota

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, pak minuta më parë, ka publikuar emrin e personit që i dha makinën Orest Sotës, biznesmenit 25-vjeçar, i cili u kap nga Policia e Elbasanit në makinë me 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Berisha tregon se një gazetar investigativ, ka gjetur pronarin e makinës me të cilën udhëtonte biznesmeni Orest Sota me datë 1 nëntor, ditën kur u ndalua nga policia.

Sipas tij, makina është në pronësi të shtetasit Armand Lilo.

“Pronari i makinës së krimit ishte ndërtuesi i klientelës qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit të pronarit ku ai po ndërton”,-shkruan Berisha.

Shënimi i Berishës

Ja ndertuesi i klienteles qe i dha makinen per transportin e krimit dhe bandes se Orest Sotes!

Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro.

Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ. sb

Share:
Reklama juaj