Home KRYESORE Berisha: Vuçiç po asgjëson popullsinë e Preshevës me lejen e Edi Ramës

Berisha: Vuçiç po asgjëson popullsinë e Preshevës me lejen e Edi Ramës

0

Shqiptarët po vuajnë albanofobinë, deklaroi para gazetarëve ish-kryeministri, Sali Berisha, duke akuzuar kryeministrin Rama se po mbron vetëm interesat e tij personale dhe jo kombëtare.

Sipas tij në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Presidenti Vuçiç po përpiqet të tjetërsojë popullsinë shqiptare dhe këtë po e bën me lejen e Edi Ramës.

“Në këtë periudhë mjalti, mes këtyre dy zyrtarëve më të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuçiç, ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva në historinë e saj. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare, me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit, dhe jo vetëm të Ballkanit”.

Sipas Berishës në shkelje të ligjeve dhe konventave, Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të Preshevësë, me vasalë të tij, që marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e më shumë vendime.

“Këto janë vendime të diktuara nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, që është angazhuar për jetë a vdekje në mbrojtje të aferave të tij skandaloze”, tha ai.

Këtë veprim në Serbi Berisha e lidh me Maqedoninë ku u dënuan me 750 vjet burg shqiptarët e Kumanovës.

“Ndaj tyre pati një proces të stisur nga shërbimet sekrete të Shkpuit, Beogradit dhe me siguri ato ruse. Me ngjarjen e Kumanovës, albanofobët kishin për qëllim të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dënimin me forcë të albanofobëve, që kanë inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë jetë dhe vazhdon me dënimin me qindra vite burg”, u shpreh Berisha.

Share:
Reklama juaj