Home KRYESORE Bes Kallaku, Metës: A ta bojm Ijen time Zonjë të Parë? (FOTO)

Bes Kallaku, Metës: A ta bojm Ijen time Zonjë të Parë? (FOTO)

Që nga 22 korriku 2017, Ilir Meta është presidenti i Republikës së Shqipërisë, por ndryshe nga paraardhësit e tij, Presidenca e Metës nuk ka një Zonjë të parë. Kjo për faktin se Monika Kryemadhi e ka refuzuar këtë post dhe ka mbajtur atë të kryetares së LSI-së dhe deputete e Kuvendit.

Pikërisht për këtë arsye, Bes Kallaku ka shkuar sot tek presidenti Meta dhe i ka kërkuar që të sjellë ai një zonjë të parë. – ‘Z. Meta meqë është vendi vakant, a mund ta bojmë Ijen Zonjë të parë’, shkruan Kallaku në një foto ku ka dalë bashkë me presidentin pranë një shege në oborrin e Presidencës.

Share: