Home KRYESORE Bijtë… Nga Kahlil Gibran

Bijtë… Nga Kahlil Gibran

Përktheu  Elona Caslli

Bijtë e tu nuk janë bijtë e tu.

Janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.

Ti i sjell në jetë, por nuk i krijon.

Janë pranë teje, por nuk të përkasin.

Mund t’u japësh dashurinë

por jo mendjen tënde.

sepse ata kanë mendjen e tyre.

Mund të strehosh trupin e tyre

por jo shpirtin,

sepse shpirti i tyre banon në shtëpinë e së ardhmes

ku ty as në ëndërr

nuk të lejojnë të hysh.

Mund të përpiqesh t’u ngjash,

por jo të kërkosh që ata të ngjajnë me ty.

Ti je harku që i hedh fëmijët drejt të nesërmes.

Kahlil Gibran

Share: