Home KRYESORE “Çelës i qytetit” edhe per Emeli Sande

“Çelës i qytetit” edhe per Emeli Sande

Emeli Sande, britanikja me famë botërore që ndezi Tiranën në Natën e Bardhë sic eshte bere zakon tashme ka marrë dhe “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj ku i shprehu këtij të fundit edhe përshtypjet e saj për kryeqytetin shqiptar.

Duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj, kryebashkiaku tha se Emeli Sande është kthyer në frymëzim për shumë të rinj dhe të reja, për t’ia dalë mbanë e për të ecur përpara.

Këngëtarja britanike Emeli Sande, vlerësoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana.

“Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”, tha ajo.

Me rastin e “Natës së Bardhë”, Emeli Sande, e cila është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore, performoi disa prej hiteve të saj më të mira, duke elektrizuar publikun e shumtë të pranishëm në koncertin e zhvilluar mbrëmë në sheshin “Skënderbej”.

Share: