Home KRYESORE DHE KRISHTI THA… Nga Rita Petro

DHE KRISHTI THA… Nga Rita Petro

Dhe Krishti tha:
– Kush nuk ka bërë asnjë mëkat
T’i gjuajë me gur kësaj gruaje!

…Dje më kapën në flagrancë
Në një shtrat me të dashurin,
Ata s’i njihnin mirë ato pozicione,
Por gurët i njihnin mirë, ama.

Dhe Krishti tha:
– Kush nuk ka bërë asnjë mëkat…

Një pasdite vere disa fëmijë
u gjuanin me gur dy qenve,
tek po kryenin aktin seksual.

Dhe Krishti tha:
– Kush nuk ka bërë…

Bushtra nisi të japë shpirt e para
Me atë të mashkullit brenda.

Dhe Krishti tha: – Kush nuk…

Mashkulli vazhdonte t’u rezistonte
Këtyre dhunuesve të vegjël,
diktatorëve të mëdhenj të ardhshëm.

Dhe Krishti tha…
– Po unë si nuk po gjej një gur?!

Share: