Home KRYESORE Domethënia e Jakave të Bardha … Nga Renato Osmenaj

Domethënia e Jakave të Bardha … Nga Renato Osmenaj

0

Jaka e bardhë nuk është veçse një përparësë që blihet tek tregu i Medresesë me një çmim qesharak. Nuk është as një copë pëlhure e përdorur me logon e një spitali humanitar të cilën e zhyt në zbardhues  dhe e vesh të nesërmen për t’u bërë karshillëk sëmundjeve. Jaka e bardhë është një terësi  e mahnitshme vlerash, përfaqësuesit e të cilave janë ELITA e çdo shoqërie.

Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një mendje  të artë,  që nuk  lodhet nga edukimi i përditshëm.

Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një lëkurë tejet të butë,  të  pastër, erëmirë, të admirueshme.

Të mbash një jakë të bardhë duhet të kesh një shpirt tejet njerëzor  por dhe luftarak. Duhet ta duash shumë jetën e sidomos jetën e të tjerëve dhe ta  luftosh  pa asnjë grimë frike vdekjen.

Të mbash një jakë të bardhë duhet  të jesh një baba apo nënë e mirë, duhet të synosh edukimin më të mirë për fëmijët e tu.

Të mbash një jakë të bardhë duhet të jesh kryelartë.

Me pak fjalë MJEKË

Ju kam fort përzemër të gjithëve ju që jeni simboli i jakave të bardha.

Sinqerisht i Juaji

Renato Osmenaj

 

Share:
Reklama juaj