Home KRYESORE Dy lezhjanë në kombetarën U14 të basketbollit. Shikoni kush janë përzgjedhur:

Dy lezhjanë në kombetarën U14 të basketbollit. Shikoni kush janë përzgjedhur:

Basketbolli lezhjanë do të përfaqsohet në kombëtaren e moshave me dy sportistë. Kristian Dedëgjonaj dhe Gerard Balla janë përzgjedhur për të qënë pjesë e ekipit U14. Në këtë mënyrë Lezha nis një epokë të rë edhe në basketboll.

Edhe pse ky ekip u krijua 16 muaj më parë, ai po prezanton sportistë mjaft premtues e ku sigurisht bëjnë pjesë edhe Kristian Dedëgjonaj dhe Gerard Balla. Këta dy të rinj sfiduan rivalitetin me kryeqytetasit duke u përzgjedhur për të qënë pjesë e kombëtares U14.

Trajnerët që bënë seleksionimin e konkurentëve evidentuan menjëherë dy basketbollistët lezhjanë përshkak të cilësive sportive që prazantuan. Mënyra e triblimit, gjuajtjeve në kosh dhe pasimet e Dedëgjonaj dhe Ballës ishin tipike në grupin e rinjve pjesmarrës në këtë seleksionim duke detyruar trajnerët që të mos kishin asnjë dyshim në përzgjedhjen e tyre.

Pavarsisht vështërsive me të cilat sporti lezhjanë përballet, Besëlidhja në basketboll ka nisur të vendosë emrin e saj në mes më të mirëve. Mungesa e terreneve dhe mbështetjes financiare mbetet vështërsia me e madhe, por interesi i të rinjve lezhjanë për t’u marrë me basketboll sa vjen dhe rritet.

Në lidhje me këtë ngjarje sportive në Lezhë, trajneri i ekipit të basketbollit Besëlidhja Kliton Pasha thotë se sfida më e madhe e tij mbetet krijimi i ekipeve zingjir, ndërsa siguron se lezhjanët do të përfaqsohen edhe në kombëtaren U16 për djem dhe vajza me të paktën 5 sportisë që në vitin e ardhshëm, e kjo jep garanci për vazhdimsinë e këtij sporti.

Share: