Home KRYESORE E fundit/Blindohet hoteli në mes të qytetit, vizitë ‘misterioze’ në Tiranë e...

E fundit/Blindohet hoteli në mes të qytetit, vizitë ‘misterioze’ në Tiranë e personazhit të njohur

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar nje tjeter informacion qe nuk dihej deri me tani. Ai ka mesuar se keto dite ka ardhur ne Tirane Ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Statusi i plotë:

Tony Blair blindon Hotel Sheraton

Mbreme, vone ne mesnate, ndersa po kerkoja me pult ne dore, ndalova te TVSH-1, ku sapo nisi nje film qe me terheq shume, dhe ndalem sa here qe me del para. Titulli i filmit eshte “The special Relationships’’ (Marrëdhëniet speciale), film amerikan me aktorët Majkëll Shin dhe Denis Kuejd në rolet kryesore. Filmi i kushtohet Toni Bler dhe Bill Klinton….

Sot pasdite ndersa takova nje zyrtare te BE-se ne ambjentet e hotel Sheraton, me ra ne sy kontrolli i perforcuar i hotelit dhe prezenca e madhe e trupave te policise e Gardes. Kureshtja e profesionit me beri qe te interesohem kush ishte ky personazh qe kishte blinduar hotelin.

Dhe e dini kush na ka ardhur ne keto dite te trazuara?!!! As me shume dhe as me pak por personazhi i filmit te djeshem, Ish-kryeministri britanik Tony Blair…,

Pse ka ardhur?!!! Pse pikerisht ne keto dite me mot te trazuar?!!!….

Kalofsh bukur mister Tony…

Share: