Home KRYESORE Edi Ramën nuk e zë gjumi pa sulmuar mediat, ja çfarë shkruan

Edi Ramën nuk e zë gjumi pa sulmuar mediat, ja çfarë shkruan

Edi Rama duket se po kalon në një fazë tjetër të konfrontimit me mediat. Duke i etiketuar sërish si kazan, Rama postoi një foto në Facebook ku përdor taksat për t’i bërë një ‘fact check’ konkluzioneve të supozuara të kazanit.

Ai përmend taksën e biznesit të vogël, ku thotë se ndryshe nga katër vite më parë, tani ajo është zero, dhe fton ndjekësit e tij në Facebook të dalin të pyesin në një dyqan afër shtëpisë së tyre nëse kjo që thotë është e vërtetë.

Sistemi i taksave në Shqipëri ka konfonduar shpesh opinionin publik për shkak të kompleksitetit që mbart. Jo të pakta kanë qenë rastet kur panelet e emisioneve televizive kanë vluar në diskutime për taksat.

Sot, Rama i vuri në gojë kazanit frazën: “Taksat janë rritur.” Por, është treguar më i kujdesshëm në përgjigjen e tij, që e kanalizon drejt taksës së një sektori, konkretisht binzesit të vogël.

Kjo është mbrëmja e dytë radhazi që kryeministri mbyll ditën me një sulm për mediat. Dje ai habiti me postimin që bëri ndaj televizionit flamurtar të kauzave të tij si opozitë, Top-Channel. Ky televizon tani u kthye në ‘jo të besueshëm’ për Ramën. Sot sulmi ishte më i koklavitur. Kryeministri shënjestroi të gjithë grumbullin e kazanëve./Lapsi

Share: