Home KRYESORE Enigma e atentatit kundër Papës Gjon Pali II në vitin 1981 në...

Enigma e atentatit kundër Papës Gjon Pali II në vitin 1981 në Vatikan

Nga Dr. Diana Skrapari

Tentativa e vrasjes së Papës Gjon Pali II ndodhi më 13 maj 1981, kur Mehmet Ali Agça, anëtar i organizatës islamiste turke “Ujqërit gri”, tentoi të vrasë Papën Gjon Pali II në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Papa preket disa herë dhe humbet shumë gjak para se të shtrohet në spital. Mehmet Ali Ağca u arrestua në vend dhe më vonë u dënua me burgim të përjetshëm.

Shumë shpejt u zbulua se atentatori kaloi dy muaj në Bullgari, atëherë shtet i bllokut komunist. Nga ky element i hetimit u bë një spekulim i madh i mediave që e bën Mehmet Ali Ağca një mercenar në shërbim të BRSS. Kjo tezë dominoi në masë të madhe paraqitjen e çështjes gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

Në gjyq, Mehmet Ali Ağca dënohet me burgim të përjetshëm në Itali dhe falet pas 29 vjetësh me amnisti nga presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi.

Sipas Michel Roussin, atëherë shef i stafit i Drejtorit të Përgjithshëm i SDECE, shërbimit francez të inteligjencës së huaj, thashetheme kanë qarkulluar që nga fundi i vitit 1979, sipas të cilit një sulm ishte duke u përgatitur kundër Papës, të nxitur nga autoritetet politike të bllokut komunist. Që në fillim të janarit 1980, Vatikani u paralajmërua, “nëpërmjet një udhëheqësi të rëndësishëm të Kishës së Francës, mik i Drejtorit të Përgjithshëm (Alexandre de Marenches) dhe ish pjesëmarrës i La France libre”. Megjithatë, Vatikani mbetet skeptik. SISMI, shërbimi i inteligjencës italiane, paralajmërohet paralelisht, duke mos pasur më shumë rezultate.

Më 13 maj 1981, Mehmet Ali Agça, që kishte hyrë në Itali në gusht të vitit 1980 me një emër të rremë nga Bullgaria nxjerr armën e tij Browning GP 9mm nga canta e tij  dhe qëllon në  orën17. 17 nga dy deri në gjashtë herë kundër Papa Gjon Palit II i cili ishte në sheshin e Shën Pjetrit në forumin e Vatikanit për audiencën e përgjithshme para 20.000 besimtarëve, dhe ndodhej në papamobil . Papa bie në xhip, i mbështetur nga sekretari i tij Stanislas Dziwisz dhe njeriu i tij i kamerës Angelo Gugel. Ağca ndodhej 3 m nga Papa dhe bashkëpunëtori i tij, Oral Çelik ishte 20 m larg në mes të turmës, duke drejtuar kundër tij një Beretta 7.65 dhe, në një qese të vogël, një granadë që duhet ta përdorte për të krijuar një devijim. Çelik gjuajti nga kjo distancë një herë, por duke mos prekur askënd dhe nga paniku, iku pa hedhur granatën. Sipas dëshmisë së Ağca, ata prisnin të shpëtonin nga konfuzioni i shkaktuar nga shpërthimi i granatës dhe të strehoheshin në ambasadën bullgare. Një murgeshë u hodh mbi Agça dhe kreu i sigurisë së Vatikanit, Camillo Cibin , u hodh duke kaluar mbi pengesat ta kapur.

Ambulanca mbante papën të plagosur rëndë në bark nga një plumb, dhe ju deshën 8 minuta – pa sirenë, pasi ajo ishte prishur, megjithëse automjeti ishte i ri – për të shkuar në spitalin Gemelli, ku operacioni zgjati pesë orë, ndërsa turma në lutje, që erdhi për audiencën e përgjithshme të mërkurën pasdite, nuk e la Sheshin e Shën Pjetrit.

Më 27 dhjetor 1983,Papa Gjon Pali II vizitoi Ağca në burgun Rebibbia dhe e fali atë. Pas një bisede private, Papa deklaron: “Ajo për të cilën kemi biseduar do të mbetet një sekret mes meje dhe atij. I fola atij si një vëlla të cilin e kam falur dhe që ka besimin tim të plotë. Ağca u dënua në Itali me burgim të përjetshëm, por u lirua pas 19 vjet burg dhe u burgos më pas në Turqi.

Sipas konfidencave të Mieczyslaw Mokrzycki, asistent i Stanislas Dziwisz sekretar personal i Papës Gjon Palit II (nga libri ” E marta ishte dita e tij e preferuar – Editions Beatitudes), Papa i tregoi atij për zhgënjimin e takimit të tij me Ali Agça: “As nuk u pendua, as nuk i erdhi keq, dhe kurrë nuk i tha fjalët, Të kërkoj falje”.

Pas 17 muajsh burg dhe vizitave të shumta nga shërbimi sekret italian, Mehmet Ali Ağca tha se Sergei Antonov, kreu i Byrosë Romane të Balkan Air, i kishte dhënë atij pistoletën me të cilën ai kishte plagosur rëndë Papën Gjon Pali II dhe dyshohet se kishte vepruar me urdhër të shërbimit sekret bullgar. Më 25 nëntor 1982, Sergei Ivanov Antonov u arrestua dhe u akuzua për vrasje në tentativë. Megjithatë, nuk ishte paraqitur asnjë provë për akuzat kundër Antonov, me përjashtim të dëshmisë së Ağca. Në qershor 1983, Mehmet Ali Ağca ndryshoi një pjesë të madhe të dëshmisë të tij të mëparshme. Gjatë gjykimit në Romë në vitin 1986, Abdullah Çatlı, një anëtar tjetër i “Ujqërve gri”, pretendoi se i kishte dhënë një pasaportë të rreme Ağcas para sulmit dhe i kishte blerë armën.  Gjatë këtij gjyqi, avokatët bullgarë demonstrojnë në mënyrë të përsëritur brishtësinë e teorisë së “pistës bullgare”, duke insistuar në veçanti se as paratë që supozohet se i janë dhënë Mehmet Ali Ağca për të kryer vrasjen, as makina që do ta lejonte atë të shpëtonte kurrë nuk u gjet; ose kishte mospërputhje të dëshmive dhe tërheqje nga rrëfimet nga Mehmet Ali Ağça. Së fundi, për avokatët e të pandehurve bullgarë, kjo teori është imaginare sespse BRSS nuk do të rrezikonte në fushën politike dhe diplomatike. Sipas tyre, nëse do të vrisnin Papën, kjo do të conte në disfatën e rendit sovjetik në Poloni, dhe do të kishte trazira të mëdha politike në Turqi dhe kjo do të ishte një mundësi për diktaturën ushtarake të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të forcuar fuqinë e saj.

Gjyqi u zhvillua në Romë nga 27 maj 1985 deri më 29 mars 1986. Sergei Antonov u lirua për “pamjaftueshmërinë e provave” dhe teoria e “pistës bullgare” u zhduk. Mehmet Ali Ağca, u hoq si i cmendur gjatë gjyqit madje deklaroi se ishte rimishërimi i Krishtit gjatë seancave dëgjimore.

Gjatë një udhëtimi në Bullgari në maj 2002, Papa Gjon Pali II deklaroi se kurrë nuk besonte në pistën bullgare. Bullgaria dhe Bashkimi Sovjetik mohuan zyrtarisht që ishin përfshirë në këtë përpjekje për vrasje, siç ka thënë Markus Wolf, ish spiun i Stasit, shërbimit sekret gjermano-lindor.

Raporti i vitit 2006 i komisionit “Mitrokhine”, një komision parlamentar italian i ngarkuar për hetimin e aktiviteteve të shërbimit sekret komunist në Itali gjatë Luftës së Ftohtë, duket se konfirmon përgjegjësinë e bllokut lindor. Por kjo është vënë në pikëpyetje, sidomos pas skandalit që preku këshilltarin Mario Scaramella, afër senatorit Paolo Guzzanti, i cili kryesonte Komisionin, pas çështjes së Aleksander Litvinenko. Scaramella me të vërtetë ka dalë si “informator” kryesor i Komisionit dhe ishte subjekt i një ankese nga Romano Prodi pasi ai deklaroi se ky i fundit ishte një agjent i KGB-së.

Sipas këtij komisioni, sulmi ndaj Papës Gjon Pali II u vendos nga kreu sovjetik Leonid Brezhnjev, dhe më pas u zbatua nga autoritetet ushtarake të BRSS. GRU, shërbimi sekret ushtarak sovjetik, thuhet se “pastaj ndau detyrat”. Në këtë operacion, shërbimet bullgare do të shërbenin si “mbulim” ndërsa Stasi, policia sekrete e Gjermanisë Lindore, do të ishte përgjegjëse për “dezinformimin”. Senatori Paolo Guzzanti, i cili kryesoi komitetin, gjithashtu vuri në dukje se gjyqtari francez anti-terrorist Jean-Louis Bruguière kishte thënë në tetor të vitit 2004 se ishin të bindur se sulmi nga Ali Agça kundër Papës më 13 Maj 1981 ishte ishte puna e GRU.

Në shkurt të vitit 2013, Mehmet Ali Agça botoi një autobiografi në italisht, në të cilën ai propozoi edhe një tjetër version të ngjarjeve për tentativën e vrasjes së 13 majit 1981. Krimineli tregonte se  Ajatollahu iranian Khomeini ishte porositësi i vrasjes së Papës. Udhëheqësi Suprem i revolucionit iranian kërkoi nga ai “të vriste Papën në emër të Allahut”.

John Le Carre, i cili është autor britanik i librave të spinazhit, shprehet se: “Gjatë Luftës së Ftohtë, jetonim në kohë të koduara kur nuk ishte e lehtë dhe kishte hije gri dhe dykuptimësi”. Cështja e tentativës së vrasjes ndaj Papës Gjon Pali II do të mbetet një enigëm, kur agjentët sekret të Bllokut Lindor preferonin të shfaqeshin si persona me probleme mendore sesa të tregonin se për cilën agjenturë punonin si rasti i Mehmet Ali Ağca. Lufta e Ftohtë krijoi në Bllokun Lindor një frustrim dhe humbje vlerash njerëzore, në të cilën edhe vetë familja ishte e rrezikuar. Joseph Rotblat, një fizikant polak thoshte se :”Lufta e Ftohtë ka mbaruar por i menduari si gjatë Luftës së Ftohtë mbijeton”.  Margaret Thecer shprehej se : “Nëse … shumë njerëz me ndikim kanë dështuar ta kuptojnë ose kanë harruar vetëm atë kundër të cilës ne kemi luftuar në Luftën e Ftohtë dhe se si e kemi mposhtur atë, ata nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë, e jo më të zgjeruar, fitimet që liria ka bërë.” Koha e komunizmit ishte një periudhë absurde gjatë së cilës u bënë krimet më monstruoze dhe Papa Gjon Pali II thoshte:” Budallalëku është gjithashtu dhuratë e Zotit, por askush nuk duhet ta shpërdorojë atë” dhe një shprehje tjetër e tija ishte “ E ardhmja fillon sot, jo nesër

Share: