Home KRYESORE Facebook: Postoni foto nudo, por për një qëllim të mirë

Facebook: Postoni foto nudo, por për një qëllim të mirë

Facebook ka në plan të luftojë pornografinë e hakmarrjes, por kjo kërkon që ju të ngarkoni fotot tuaja nudo në platformë. Rrjeti social po krijon një gjurmë digjitale të fotove nudo që dërgohen në Messenger. E më pas kjo përmbajtje do të bllokohet që të mos postohet.

Kjo mund të duket e pazakontë por Facebook thotë se përdoruesit nuk kanë përse të shqetësohen sepse vetëm “Al” do të ketë akses te këto foto të cilat do të procesohen dhe do të fshihen menjëherë pa mundësi rikuperimi.

Pra nëse shqetësoheni se dikush që i keni dërguar foto nudo më përpara do i postojë ato në Facebook, ju mund t’i postoni të platformë më përpara e cila do i bllokojë fotot.

Share: