Home KRYESORE Familjarët dhe të akuzuarit e Grupit të Dobrosinit presin...

Familjarët dhe të akuzuarit e Grupit të Dobrosinit presin të shpallen të pafajshëm siç i kishte shpallur Gjykata Supreme

Nga Skender Jashari*

Gjykimi në  rastin e  Grupit  të  Dobrosinit, tashmë   është  në fazën  e  fundit. Kalvari që  shoqëroi këtë  grup, duket se  i erdhi  fundi! Shumica  e  të  akuzuarëve    veteran të  Luftrave Çlirimtare  Shqipëtare,  i vetmi rast  që  është  mbajtur  si rast “top sekret” ( i konfirmuar edhe nga  Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit zt. Jetish  Maloku).  I vetmi  rast  që të  gjithë  të gjithë  të akuzuarit  janë  së paku  student, e  deri edhe   disa  me  fakultet e  dy prej tyre  edhe  me  magjistratura( Skender dhe  Valon Jashari).

Akuzat  politike, të porositura nga  Serbia, gjegjësisht nga   Ivica  Daçiqi,  përmes  prokurorit  Salustro( i mirënjohur  për  ndjekje  selektive dhe politike  kundër Veteranëve   të  Luftrave  Çlirimtare  Shqipëtare), të  dhënë  me  deklarata  sekrete nga  spijunë  shqipfolës( të njohur për  mua).  Gjykimi paraprak  i  shpalli  fajtorë, duke  u arsyetu  që :” dënoheni me  qëllim të  ruajtjes së paqes dhe stabilitetit  në rajon!”

Grupi i Dobrosinit,   nga  01.07.2012 deri më  31.06.2016, mbahen  të    burgosur  politik në Burgjet  e Republikës së  Kosovës,  derisa  Gjykata  Supreme  në  lëndën  PML 241/15,  i  shpall të  pafajshëm  për  akuzat për cilat ishin  dënuar:

  1. Kryerje të aktit terrorist( paragrafi 43 të këtij  Aktgjykimi); dhe
  2. Organizim dhe pjesëmarrje  në grupin terrorist( paragrafi 77 të  këtij Aktgjykimi)!

Madje   Gjykata  Supreme,   në  Aktgjykimin e  saj  PML 241/15, në paragrafin  82, udhëzon  që  në rigjykim, mund të  përbëjë një  vepër  penale të  përcaktuar në nenin 144(1) të KPK-së, për  përgatitjen  për  kryerjen e  veprave  penale nën  nenent  135-142 të Kodit  Penal të Republikës së Kosovës!

Më 13 tetor 2016, është  ndryshuar aktakuza, e cila  për  më tepër   i  është  shtuar  edhe një  akuzë  më tepër( Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm) dhe duke   mos i hequr  sërish  akuzat që  Gjykata Supreme  i shpall të pafajshëm( kryerje të aktit terrorist dhe  organizim e pjesëmarrje në grupin  terrorist!

Më  18.01.2017, lexohet  aktakuza nga   Valeria  Bolici( Prokurorja e  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), seancat  tjera  të shqyrtimit gjyqësorë në rigjykim janë  mbajtur më: 08.02.2017, sjellet  dëshmitarja  eksperte e armëve të zjarrit Hyrije  Hoxha; 08.02.2017,  është  dëgjuar  dëshmitari  Kreshnik Maloku; 08.02.2017, është  dëgjuar  dëshmitari  ekspert i armëve të  zjarrit  Fejzal Lutfiu; 06.04.2017, është  shtyrë  seanca shkaku i mossjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga  Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it; 19.04.2017, sërish  shtyhet  seance  shkaku i mossjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it; 26.04.2017,  dëgjohet  eksperti i armëve të  zjarrit  Lutfi Rraci;  26.04.2017,  dëgjohet  dëshmitari Florim Grabovci( i propozuar  nga  mbrojtja e  Valon Jasharit);  31.05.2017, bëhet  leximi i shkresave  të  lëndës;  21.06.2017, është  shty  gjykimi, shkaku i mos sjelljes së  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  23.06.2017, është  dëgju përmes  video-linkut,  Branisllav  Markoviqit nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  05.10.2017, marren  në  pyetje  të akuzuarit;  06.10.2017,10. 10.2017 dhe 16.11.2017  jepet fjala  përfundimtare për  tre  ditë  të plota nga Prokurorja e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it;  20.11.2017  dhe 24.11.2017, jepet  fjala përfundimtare  nga të  akuzuarit. Ky  rigjykim për  dallim  nga  gjykimi paraprak, ka  vetëm  një  dallim, është  dëgjuar përmes  videolinkut, më 30.05.2017, dëshmitari  Branisllav  Markoviq, nga Prokuroria e  Fraksionit politiko-kriminal të  EULEX-it.

Derisa  Gjykata  Supreme  në  Aktgjykimin e  saj shpall të pafajshëm të  akuzuarit,  e që  prokuroria  e  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it  sërish  akuzon me të njejtat  akuza,  presim  që  në  fund  të vehet  drejtësia  në vend, ashtu siç ka  vendosur edhe Gjykata Supreme.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Share: