Home KRYESORE Flet zyrtarja e lartë serbe: Do e njohim Kosovën, por…

Flet zyrtarja e lartë serbe: Do e njohim Kosovën, por…

0

Nënkryetarja e Parlamentit serb, Gordana Çomiç në një intervistë për emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në “TV SCAN” flet për raportet Serbi-Shqipëri, për Kosovën dhe NATO-n.

Në lidhje me proceset integruese, zonja Çomiç thotë se Shqipëria dhe Serbia duhet të ndërtojnë një axhendë të përbashkët. Sa i përket Kosovës, nënkryetarja e Parlamentit serb shprehet se njohja nga Serbia do të vijë, por kjo sipas saj do të kërkojë kohë.

Sa i përket rolit të Rusisë në rajon, zonja Çomiç thotë se fuqitë e mëdha janë duke luajtur në rajon, ndërsa anëtarësimin në NATO e quan ende të hershëm për vendin e saj.

Në lidhje me shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë, nënkryetarja e parlamentit serb shprehet: “Në mënyrë që shifra prej 100-120 milion euro shkëmbime tregtare mes nesh në vit të shtohet edhe më shumë. Sepse disa shqiptarë që kanë biznes në Elbasan do të fitojnë të ardhura, ose disa serbë në Krushecac do të fitojnë ca para. Ky është edhe qëllimi i politikave që t’i lehtësojnë qytetarët që të jetojnë më mirë dhe të fitojnë më shumë. Nëse do të thotë një marrëveshje bilaterale mes nesh, shumë mirë, le ta bëjmë”, shprehet Çomiç.

Pjesë nga intervista

Kemi një situatë të re në Ballkanin Perëndimor, nën ombrellën e Gjermanisë me Procesin e Berlinit. Sa e ka ndihmuar rajonin kjo nismë?

Çomiç: “Procesi i Berlinit është një nismë që erdhi në një kohë krizë për Bashkimin Europian. Kriza në aspektin ekonomik që erdhi në vitin 2008, por edhe pas një krize vlerash dhe identiteti. Pas gjithë këtyre problemeve, nuk ishte më e lehtë të flitej për zgjerim të BE-së, ndërkohë janë 6 shtete në Ballkanin Perëndimor që dua të jenë pjesë e Unionit. Në vitin 2014 erdhi edhe lëvizja gjermane për të mbledhur gjithë vendet e rajonit, duke na dhënë dhe mesazhin e qartë, ju burra dhe vajza duhet t’ia dilni vet por edhe me ndihmën tonë, deri sa edhe Bashkimi Europian të zgjidhë çështjet e veta. Dhe kështu filloi, ajo që për mua është një shenjë e mirë është se shikoj një angazhim për integrim. Por edhe për të bashkëpunuar në të gjithë sektorët, por edhe për të plotësuar ato marrëveshje bilaterale e multiraterale që vendet tona i kishin edhe më herët. Kur flitet për Shqipërinë dhe Serbinë, unë mendoj se këto dy shtete janë shtyllat kryesore të Procesit të Berlinit, por edhe shtyllat kryesore besoj në Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme si për serbët dhe shqiptarët, që të ndërtojnë një agjendë të përbashkët, kudo që të jetë mundësi, dhe në të gjitha hapësirat që do të gjejnë për të forcuar edhe përshpejtuar edhe më shumë bashkëpunimin në kulturë, turizëm, ekonomi, siguri, marrëveshje politike, bashkëpunim mes shoqatave të të rinjve, grave etj, sepse ne kemi nevojë për njëri tjetrin në rrugën drejt BE-së”.

Ekonomia është një element shumë i rëndësishëm, në Samitin e Triestes u fol edhe për një treg të përbashkët. A besoni se është e mundur?

Çomiç: “Kur dëgjova për herë të parë idenë për një treg të përbashkët, me përjashtim Shqipërinë, nuk ishte diçka e re, sepse ne kemi pasur treg të përbashkët, sepse kemi qenë pjesë e ish Jugosllavisë, me një monedhë të përbashkët, ekonomi dhe kulturë. Por padyshim që nuk e donim dhe nuk funksionoi, ndoshta nuk ishte aq vibrante dhe ishte e imponuar, nuk i përshtatej realitetit.

Pra në mendimin tim nëse duhet një treg i përbashkët pyetni njerëzit, duhet të shkojmë te shitësit, ekonomia si e tërë, dhe duhet t’ia u themi qartë, është një ide për treg të përbashkët si mendoni? Pra mendoj se nuk duhet të humbasim më kohë dhe nëse do të duhet ndonjë marrëveshje bilaterale, për të lehtësuar apo përshpejtuar krijimin e një tregu të përbashkët duhet ta bëjmë. Në mënyrë që shifra prej 100-120 milionë euro shkëmbime tregtare mes nesh në vit të shtohet edhe më shumë. Sepse disa shqiptar që kanë biznes në Elbasan do të fitojnë të ardhura, ose disa serbë në Krushecac do të fitojnë ca para. Ky është edhe qëllimi i politikave që t’i lehtësojnë qytetarët që të jetojnë më mirë dhe të fitojnë më shumë. Nëse do të thotë një marrëveshje bilaterale mes nesh, shumë mirë, le ta bëjmë”./360grade.al

Share:
Reklama juaj