Home KRYESORE Foshnjet afër vendit të testeve bërthamore të Koresë së Veriut, po ‘lindin...

Foshnjet afër vendit të testeve bërthamore të Koresë së Veriut, po ‘lindin me defekte’

Testet bërthamore të Koresë së Veriut po bëjnë që foshnjat të lindin me defekte.

Defektorët nga qarku Kilju, ku ndodhet objekti nëntokësor i testimeve Punggye-ri, tha gjithashtu se 80% e pemëve që mbillen dhe puset nëntokësore thahen.

Dëshmitë tronditëse vijnë nga një grup prej 21 defektorësh, të cilët u intervistuan nga Shoqata Kërkimore e Vizionit të Koresë së Veriut, sipas gazetës koreano-jugore Chosun Ilbo.

Defektorët, të cilët përfshijnë një person që përjetoi dy teste bërthamore në tetor 2006 dhe maj 2009, thanë se vendasit nuk u paralajmëruan paraprakisht./Opinion.al

Share: