Home KRYESORE Fotografi Ardian Fezollari fikson dukurinë e pazakontë: Flamingo në Pogradec!

Fotografi Ardian Fezollari fikson dukurinë e pazakontë: Flamingo në Pogradec!

Një ngjarje e rrallë është fiksuar nga fotografi i njohur Ardian Fezollari. Një tufë flamingosh kanë ndaluar prej 3 ditësh në liqenin e Pogradecit, në zonën e Starovës.

Tufa shtegëtare duket se ka qëndruar për pak ditë, para se të rinisë fluturimin. Është një tufë prej 11 individësh, e fiksuar në atë zonë dhe që shijon e patrazuar qëndrimin në gjol.

E rrallë është fotoja e Fezollarit, për shkak se është shumë e vështirë t’i gjesh bashkë të gjithë këta individë, pasi përgjithësisht shpërndahen duke kërkuar ushqim nën ujë./parrena.com

Share: