Home KRYESORE Fundi i organizatës terroriste ISIS i deklaruar nga Presidenti Iranian Rohani

Fundi i organizatës terroriste ISIS i deklaruar nga Presidenti Iranian Rohani

Nga Dr.Diana Skrapari

Presidenti iranian Hassan Rohani të martën shpalli fundin e ISIS në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik. Fundi i organizatës sunite fundamentaliste u shpall edhe nga Gjenerali Qassem Soleimani, një udhëheqës i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike  në një mesazh dërguar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Ali Khamenei, e cila u transmetua nga Sepah News, faqja e internetit e Gardianëve.

Komandanti i Përgjithshëm Soleimani udhëheq forcën al Quds, dega e Gardianit përgjegjës për operacione jashtë kufijve të Iranit. Video dhe imazhet e tij në vijën e frontit në betejat kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri janë transmetuar në mënyrë të përsëritur nga mediat iraniane në vitet e fundit. Javën e kaluar, media iraniane ka transmetuar fotografitë e Gjeneralit në Albou Kamal në Sirinë lindore,ku Hezbollahu libanez, një aleat i Iranit dhe i Bashar al Asadit në Siri, njoftoi të djelën fitoren mbi Shtetin Islamik.

Qassem Soleimani konfirmoi të martën se Albou Kamal ishte territori i fundit i marrë nga ISIS në rajon. Pas kësaj humbjeje në Albou Kamal, vetëm disa fshatra përgjatë Eufratit qëndrojnë nën Daesh në Siri, si dhe disa vende të tjera në vend.

“Unë shpall fundin e grupit të urryer dhe në emër të të gjithë komandantëve […] ata janë të Iranit, Irakut, Sirisë, libanez, afgan dhe pakistanez, unë ju përgëzoj për këtë fitore të madhe vendimtare”, ka shkruar Z. Soleimani në një mesazh për Ajatullah Khamenei i marrë përsipër nga website-i i Ruajtësve të Revolucionit.

Ai vlerësoi gjithashtu grupin e Irakut “Hachd al Chaabi” forcë paramilitare të dominuar nga luftëtarët shiitë të cilët morën pjesë në luftimet për të shpërngulur ISIS nga qytetet irakiane dhe  rolin  “vendimtar” të Hezbollahut të Libanit në luftimet në Siri .

Presidenti iranian Hassan Rohani e deklaroi të martën  “fitoren” mbi grupin e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, edhe para se Bagdadi dhe Damasku ta njoftonin zhdukjen e tij.

Irani po mbështet qeveritë e Damaskut dhe Bagdadit duke dërguar “këshilltarë ushtarakë” dhe “vullnetarë” në Siri dhe Irak për të luftuar grupet rebele dhe xhihadiste.

“Ne duhet të falënderojmë të gjithë luftëtarët e Islamit, diplomatët, Liderin Suprem [i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei], forcat irakiane dhe siriane të armatosur deri në fund kundër këtij grupi, i cili kishte sjellë veçse të keqija , shkatërrim, vrasje dhe egërsi “, tha Rohani në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Kjo deklaratë vjen ditë pas pushtimit nga forcat pro-qeveritare në Irak dhe Siri të bastioneve të fundit urbane të grupit xhihadist, i cili kontrollon vetëm disa zona në shkretëtirë në kufirin midis dy vendeve.

Ndërkohë, televizioni iranian transmetoi një raport që tregon luftëtarët iranianë dhe afganë gjatë betejës për të rimarrë qytetin sirian të Abu Kamal, në Siri bastionin e fundit urban të grupit xhihadist që u morr të dielën nga forcat pro-regjimit. Në Irak, autoritetet njoftuan të premten se ata kanë marrë kontrollin e vendit të quajtur Rawa, bastionin e fundit të tij në vend. Duke folur për “fitore të madhe”, zoti Rohani përsëri deklaroi se “puna kryesore u krye nga popujt dhe ushtritë siriane, irakiane dhe libaneze”.

Të hënën, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se ishte i gatshëm të tërhiqe luftëtarët e tij nga Iraku pas disfatës së plotë të ISIS. Ai pohoi se pas çlirimit total të qytetit sirian të Boukamalit, “kalifati” i IS-it do të përfundojë. “Pas Aleppo, Deir ez-Zor, Mayadine, beteja e fundit do të jetë Abu Kamal. Kur zona e fundit e këtij qyteti do të jetë cliruar, historia do të shënojë fundin e Daech si një shtet me infrastrukturën e tij dhe ai pohoi, megjithatë, se “kjo nuk do të thotë fundi i organizatës xhihadiste”.

Pas fundit të ISIS, çfarë strategjie kundër terroristëve islamikë?

U deshën tre vjet për t’i dhënë fund xhihadizmit shtetëror dhe për ta rrëzuar Mosulin dhe Raqqën, kryeqytetet e kalifatit Daesh në Levant.  “Terrorizmi është një sfidë globale që nuk do të zgjidhet nga rënia e Raqqës. Lufta e vërtetë vë përballë Islamin e Iluminizmit me atë të errësirës, obskurantizmit “, tha Alain Juppé, në një drekë me Shoqatën e shtypit diplomatik.

“Pa një formulë ambicioze politike, pa qeverisje duke përfshirë pakicat, pa trajtimin e rrënjëve të terrorizmit islamik, lufta kundër Daesh është e padobishme!” thotë Joseph Bahou, specialist i Sirisë dhe studiues në Fondacionin Carnegie.

Share: