Home KRYESORE “Futeni kokën si struci”, ministri Bushati “përplaset” me Tritan Shehun

“Futeni kokën si struci”, ministri Bushati “përplaset” me Tritan Shehun

Në Komisionin e Jashtëm, ministri Ditmir Bushati acarohet dhe përplaset me deputetin demokrat, Tritan Shehu dhe i thotë: Mbyll veshët nëse s’do të më dëgjosh.

Debati në komision

Tritan Shehu: Të taksojmë dhe ajrin, dhe mbyllim gropat në buxhetin e shtetit.

Ditmir Bushati: 17% është rritja e buxhetit për Ministrinë e Jashtme

Mimi Kodheli: Buxheti 2018, a është i mjaftueshëm për zërin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë Atdheut?

Edi Paloka: Ai ka numëruar puset, nuk numëron dot fushat me kanabis…ambasadorët flasin për peshqit e mëdhenj

Mimi Kodheli: Respektoni komisionin

Klevis Balliu: Ministri i përgjigjet pyetjes. Lëre se çfarë ka bërë ai në 2015, apo ditë më parë. Shkoi në Kakavijë jo si ministër, por si teknik kompjuterësh

Ditmir Bushati: E kuptoj shqetësimin e komisionit, por unë e dua opozitën… aq shumë e dua, sa që më dhimbset për nivelin e përfaqësimit. Për çfarë do të flasësh, për marrëveshjen e detit, që e bëtë aq bukur?

Tritan Shehu: Avash, se po e kaloni cakun.

Ditmir Bushati: Mbylli veshët nëse nuk do të dëgjosh. Futeni kokën si struci

Tritan Shehu: Mos e prishni mbledhjen…Frikë nga FBI duhet të kenë ata që e mbushën vendin me kanabis. Duhet të votojmë kundër këtij buxheti.

Share: