Home KRYESORE Genc Mlloja: Dy fjale per humanistin Nikollaq Neranxi

Genc Mlloja: Dy fjale per humanistin Nikollaq Neranxi

Nuk do ta quaja ‘biznesmen’ Z. Nikollaq Neranxi: te me fali autorja e reportazhit te saj pasionant, plot ndjeshmeri te ndjere te transmetuar ne Fax News e te botuar tek portali Perqasja.com i gazetarit te mirenjohur Artur Nura, se vete rasti eshte i tille, plot dhimbje, lufte per ekzistence.

Humanist, kete embleme i ka ‘veshur’ tere cfare perfaqeson Neranxi e familja e tij. Nje dore bujare, e shume modeste mbetet e shtrire per nevojtarin qe mund te jete ne kohet ‘migjeniane’, nje fjale e thene prej tij aq modestesisht por me plot gojen ‘ja ku e ke vendin’ ne ate qe ka ngritur me mund, djerse e perballje te papara, jane cfare e shquan ate per kedo qe e ka njohur.

Kush nuk e di sa qindra e qindra burra, gra e madje edhe te moshuar e shikojne ne sy Neranxin jo si pronar, por si njeriun tipik qe te eshte prane ne nevoje. E aq njerezor po aq edhe kurajoz e i pa-kompromis eshte ndaj padrejtesive nga kushdo, cka, ne fakt, edhe i ka kushtuar jo vetem ne pune, por edhe ne jete.

Por sic ndodh kudo humanistet nuk mbeten vetem, kane te pafund e te sinqerte mbeshtetjen popullore. Jo se Neranxi e kerkon ate, kete ai e ka fituar.

Prandaj shigjetat kunder tij nuk reshtin, e per fatin e keq te atyre qe e shigjetojne ato ndeshen ne nje mburoje te tille qe ate e ben me te forte, por edhe me human!

Share: