Home KRYESORE “Habilajt”/ Elona Gjebrea kërkon të dëshmojë vullnetarisht në prokurori

“Habilajt”/ Elona Gjebrea kërkon të dëshmojë vullnetarisht në prokurori

Deputetja socialiste njekohesiht ish-zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea i ka kërkuar prokurorisë të paraqitet vullnetarisht për të thënë sqarime.

Duket se Memoja e saj vjen pas akuzave të artikuluara në media se ajo ka udhëtuar nga Greqia në Shqipëri me Audin e famshëm të Habilajve…

Dyshimet lindën pas gjurmimit në sistemin TIMS, ku rezulton se me datë 8 gusht 2018, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë, nëpërmjet portit të Sarandës.

Tetë ditë më vonë, me 16 gusht, në harkun kohor të tre katër minutave, ministri dhe zëvendësja e saj, kanë hyrë në territorin shqiptar, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

Burimet thonë se Saimir Tahiri drejtonte makinë tip Audi me targa AA 003 GB, të cilën dy muaj pasi mori detyrën e ministrit të Brendshëm ua kishte shitur vëllezërve Habilaj.

Drejt Greqisë me ketë makinë, rezulton të ketë udhëtuar me 14 gusht 2014, Artan Habilaj, duke ia dorëzuar atje Tahirit, i cili e e ka drejtuar në kthim.

Gjithesesi, tashme Deputetja e Partisë Socialiste, gruaja që kryesoi listën e Tiranës në zgjedhjet e 2017, pret një konfirmim nga organi i akuzës, lidhur me datën dhe orën, se kur mund të paraqitet të japë shpjegime për të sqaruar pozicionin e saj.

Burimet thanë se ende nuk është caktuar një datë, por me gjasë brenda kësaj jave, ish-zëvendësministrja e Brendshme Gjebrea do të përballet me prokurorët.

Share: