Home KRYESORE Habit aktori i njohur, lë aktrimin për politikën!

Habit aktori i njohur, lë aktrimin për politikën!

George Clooney në një intervistë për “Sunday Times” deklaroi se ka vendosur të largohet nga bota e filmit dhe kinemasë, duke shokuar kështu të gjithë fansat e tij në lidhje me këtë vendim shumë të papritur.

Ja si është shprehur ai: “Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, jam 56 vjeç. Kam mjaft para”,- ka thënë aktori. “Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, ndaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht sërish”, ka shpjeguar Clooney.

Më tej ai është shprehur se mundet që së shpejti ta shohim në ndonjë rol në politikë, pasi për shkak të terrenit aktual politik ai po mendon të përfshihet në këtë fushë. Kujtojmë këtu se edhe babai i tij ka qenë në garë për kongresmen./360grade.al/

Share: