Home KRYESORE Habit Artur Zheji: Vangjel Dule, bashkëpuntor i Ramës…

Habit Artur Zheji: Vangjel Dule, bashkëpuntor i Ramës…

Gazetari Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, duke komentuar zhvillimet në Himarë si shumica nga kompjuteri ne zyren e tyre, tha se, Himara i ka bërë keq minoritarëve, pasi disa qarqe greke duan më shumë zhurmën.

Duke debatuar me Vangjel Dulen në studio, Zheji iu drejtua atij se, sëbashku me Ramën bëjnë sikur zien dhe bashkepunojne per te terhequr vemendjen e publikut nga skandali Habilaj.

Për Zhejin, Rama po e përdor situatën në Himarë për të shmangur vëmëndjen nga skandalet dhe, nuk analizon aspak faktin se kryeministri Edi Rama me te njejtin qellim, mund tu prishe ne menyre arbitrare pronat shume familjeve himarjote. Pra historine, djersen dhe gjakun shume familjeve himarjote qofshin keta greke apo thjeshte shqiptar, por kjo per Artur Zhejin nuk ka asnje rendesi.

Kuptohet qe ne me te pakten, Vangjel Dule po u del ne krah votuesve te tij dhe po ben avokatin e tyre kundrejt nje pushteti arbitrar dhe arrogant, por nuk kuptohet pse Zheji, kundershtar i kahershem i Edi Rames, per ceshtjen e Himares eshte gjithmone pro tij! Hajde jepi shpjegim kesaj sjellje nazionaliste te paarsyeshme.

Share: