Home KRYESORE Habit Baton Haxhiu: Ju e dashuroni të gjithë Ramën, por …

Habit Baton Haxhiu: Ju e dashuroni të gjithë Ramën, por …

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama në një mënyrë të pa precedent sulmoi dhe ofendoi gazetarët dhe median në përgjithësi, por pavarësisht këtij fakti, për gazetarin Baton Haxhiu media vazhdon t’a dashurojë atë.

Haxhiu, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se disa nga drejtuesit e emisioneve në vend, janë të mërzitur me kryeministrin Rama, vetëm për arsyen se ka filluar të bojkotojë emisionet e tyre.

Haxhiu tha se të gjithë janë të dashuruar me Ramën, duke nisur nga Fevziu, Vasili dhe të tjerët me radhë.

Ndërsa për drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziu, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Nga ana tjetër, më herët, gazetari Haxhiu theksoi se problemi nuk është raporti i Edi Ramës me mediat, por raporti i medias me realitetin.

Sipas tij, pyetja është nëse a janë mediat brenda profesionit të vet, me një fjalë, a janë ato në funksion të gazetarisë apo të axhendës politike.

Në lidhje me gjendjen e kanabisit në vend, rikthim te raporti i medias me realitetin, ai tha se nuk është më lajm të thuash se Shqipëria është e mbushur me kanabis.

Më tej, theksoi se të gjitha mediat ndërtojnë axhendë të veten politike, përzihen në axhenda politike, caktojnë rend dite, gjithashtu caktojnë kulturë të komunikimit për qeverinë dhe model të sjelljes së qeveritarëve.

Qeveria dhe qeveritarët të jenë të sjellshëm me gazetarët, duke qenë pjesë e axhendave të tyre. Çfarë po bëjmë, duke kërkuar veten tonë direkt në përzierje në poltikë”./opinion.al

Share: