Home KRYESORE Hajni i “Washingtonit” që po bën hero një marksist – Nga Çim...

Hajni i “Washingtonit” që po bën hero një marksist – Nga Çim Peka

Hashim o hajn i ndërmjetëm, po e ktheni në hero një marksist. Hashim Thaçi është i zgjuar, e paska kuptuar çfarë duan rusët. “Rusët duan ta destabilizojne Ballkanin” shkruante sot Hashimi.

Konkluzion korrekt. Por kur nuk paskan dashur ta destabilizojnë rusët Ballkanin o Hashim? Gjithmonë o Hashim. Pyetja është pse tani e kanë më të lehtë dhe po gjejnë më shumë terren? Shumë e thjesht Hashim.

Se politikanët e Ballkanit që kanë mbështetjen e Washingtonit kanë kuptuar hilen. Çfarëdo që të bëjmë ne, Washingtoni do mbyllë njërin sy. Mjafton që mes Moskës dhe Washingtonit të zgjidhnit këtë të fundit, dhe ju ishit të lirë të vidhnit 24 orë në 24 orë o hajna.

Këtë po e kuptojnë dhe qytetarët, prandaj një marksist si Albin Kurti gati, gati shikohet si hëro o Hashim. Qytetarët e Kosovës vërtet që duan Washingtonin, por ka shkuar edhe aty ku nuk mban më, me ju o hajnat me “imunitet” të Washingtonit.

Prandaj Rusia e ka më të lehtë sot (dhe pse nuk ka për t’ia arrit), se ju e keni qelbur me hajni. Thjesht jeni primitiv. Të njëjtën gjë tha dhe Gjukanoviç para ca kohësh.

Të vërtetën tha dhe ai, por pse nuk i ngriti dot Rusi në protesta kur Gjukanoviç ishte hero për ta? Se akoma nuk ishte zhytur në krimin e hajnisë. Rusi këtë ka tentuar gjithmonë o hajn, por sot po gjen më shume terren prej hajnisë tuaj o Hashim./VOAL

Share: