Home KRYESORE Horoskopi, 25 nentor 2017

Horoskopi, 25 nentor 2017

0

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do jeni të frymëzuar. Kështu që pritet të një ditë e mirë për të gjithë ata që merren me krijimtari. Mirë erosi.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

Binjakët

Është pikërisht kalimi i Mërkurit në një orbitë të “butë” në shenjën tuaj , ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja tuaj. Ky ndikim bën që si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja

Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje ndoshta, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha

Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellin edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit, por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë përgjithësisht një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë veprime konkrete, e ndoshta edhe ndonjë aventurë. Jeta në çift sot paraqitet mjaft interesante.

Peshqit

Nuk ka pse të hezitoni nëse konkuroni me dikë, tani mund t’’ju duket një ndërmarrje e vështirë, sepse jeni ju ata që gëzoni mbështetjen e yjeve. Vetëm Erosi sot mund të lerë pak për të dëshiruar.

Share: