Home KRYESORE Ish-oficeri i Antidrogës: Policia e Vlorës u përplas me ne me armë,...

Ish-oficeri i Antidrogës: Policia e Vlorës u përplas me ne me armë, nuk lejonte sekuestrimin e skafit me drogë

Ish-oficer i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, rrëfen detajet e shoqërimit të vëllezërve Habilaj dhe lirimin e tyre me urdhrin e drejtorit të policisë. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Bledar Naçi (sot ndodhet në një vend të BE) flet për trafikun e heroinës dhe kokainës. Naçi tregon dy incidente: i pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “Përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”. Gjithashtu Naçi flet edhe për një incident tjetër, kur ai dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit.

Share: