Home KRYESORE Ja sa do paguani me tarifat e reja te ujit te pijshëm.

Ja sa do paguani me tarifat e reja te ujit te pijshëm.

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar tarifat e reja që do të paguajnë banorët e Tiranës për furnizimin me ujë të pijshëm. Kështu, nga 1 Janari i vitit 2018, konsumatorët familjare do të paguajnë 65 lek/m3 nga 45 lek që është akualisht. Bizneset 155 lekë për 1 metër kub, prodhuesit e bukës 95 lekë/metër kub dhe subjektet që prodhojnë pije freskuese, alkoolike dhe pishinat 170 lekë/metër kub.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor fillimisht nga këshilli bashkiak i Tiranës në verë të këtij viti, çka shkaktoi dhe mjaft debate. PD ishte kundër vendimit, por me dy vota të anëtarëve të LSI-së kryebashkiaku Veliaj ia doli ta kalojë këtë vendim në këshill. Më pas LSI i përhashtoi anëtarët e saj nga këshilli bashkiak pasi kishin votuar kundër vendimit të grupit.

Gjithsesi sot me vendimin e marrë nga Enti Rregullator, rritja e çmimit të ujit është vulosur. Pas dy muash, fatura e ujit do të na vijë më e shtrenjtë. /Opinion.al

Share: