Home KRYESORE “Jam e zhgënjyer nga shteti!” Fjalët prekëse të nënës së Leos

“Jam e zhgënjyer nga shteti!” Fjalët prekëse të nënës së Leos

0

Nëna e Leos, Anxhela Hasanllari prej më shumë se dy vitesh bën apel për kurimin e djalit të saj i cili ka probleme me këmbët pasi vuan nga një sëmundje e kockave.

Në emisionin e sotëm “Njerëz në Fokus” në News24, Anxhela shtroi një sërë problemesh që ajo vetë si prind, por më shumë në veçanti has djali i saj Leo, i cili qëndron në karrige me rroga, për transportin në shkollë dhe mospërkrahjen nga askush.

“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti,” tregon ajo mes lotësh. Tepër e indinjuar pasi prej vitesh nuk po gjen zgjidhje për Leon ajo shprehet e zhgënjyer nga shteti dhe sistemi shëndetësor.

“Jam e zhgënjyer nga shteti. Ministria e Shëndetësisë nuk është interesuar aspak për djalin tim. Më janë përplasur shumë dyer në surrat dhe nuk më është dhënë asnjë mbështetje. Jam shumë e zhgënjyer,” thotë ajo e ftuar në emision.

Tani, kohë pasi operacioni në Greqi nuk arriti rezultatet e pritshme dhe zhgënjimit në Shqipëri, nëna e Leos shpreson për ndonjë mrekulli me lutjen që “asnjë nënë mos i provoftë ditët që kam kaluar unë me tim bir”.

Share:
Reklama juaj