Home KRYESORE Kapiteni ka dalë për drekë. Charles Bukowski

Kapiteni ka dalë për drekë. Charles Bukowski

Perktheu Elona Caslli

Nuk është e tmerrshme vdekja,
por jetët e çuara dëm nga njerëzit para se të vdesin
Njerëzit nuk e nderojnë jetën , e pshurrin , dhjesin mbi të.
Njerëz memecë, idiotë që s’dinë gjë tjetër veçse pallimit.

Filma, lekë , familje, pallim…
Filma, lekë, familje pallim…
Vetëm pallohen..
E kanë kokën plot me pambuk.
E gëlltisin Zotin pa u menduar dy herë.
E gëlltisin Atdheun pa u menduar dy herë.
Dhe me kalimin e kohës harrojnë dhe të mendojnë.

Dhe lejojnë që dikush tjetër të mendojë për ta.
E kanë kokën të mbushur me pambuk .
Janë të shëmtuar, flasin keq, ecin keq…
Mund të ekzekutosh para  tyre mrekullinë muzikore shekullore
dhe ata nuk do ta dëgjojnë..

Për shumë njerëz vdekja nuk është veçse një formalitet
pasi në të vërtetë shumë pak gjëra kanë mbetur gjallë.
Vdekja nuk e honeps dot faktin që njerëzit të tallen me të
Me një të qeshur mund te mbulohet çdo gjymtim.

Kam  tre a katër javë që nuk qesh.
Për mua të shkruash do të thotë të fluturosh,
do të thotë të ndezësh një zjarr,
do të thotë ta nxjerrësh vdekjen nga xhepi i vogël i xhaketës
dhe ta përplasësh pas murit.

Bukowski

Share: