Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Koncepti antidemokratik që mEDIokri u kumtoi sot policëve.

Koncepti antidemokratik që mEDIokri u kumtoi sot policëve.

Nga Armir SHKURTI

Vetëm pak minuta më parë, në Akademinë e Sigurisë, Edi Rama na tha se “E mira e parë dhe më e rëndësishme publike është siguria publike”. Nuk është rastësi! Të kujtohet kjo foto, apo jo? Në fushatë kryetari i riLindorëve u shfaq me bllok në dorë si polic. Ishte mesazhi dhe imazhi për atë që përgatitej në 4 vjeçarin që priste të vinte në pushtet.

Në një sisitem demokratik dhe përgjithësisht pas revolucioneve angleze e franceze, e mira më e madhe publike konsiderohet liria. Kjo është kolona kryesore ku mbështeten demokracitë perëndimore. Ndërsa “siguria e para” ka qenë një ndër artificet më të përdorura për të cënuar liritë, madje edhe në vendet më demokratike të botës.

“Kishte rregull në kohën e Enverit o ‘lla! Nuk të prekte njeri! Dilte femra turni i tretë e nuk e lunte njeri me dorë”! Këto përralla skllevërisht i kemi dëgjuar boll edhe këto 27 vite. Ata që nuk e njohin lirinë e nuk ia dinë vlerën, dashurojnë dhunën. Çdo totalitarizëm si fillim ka ardhur “për sigurinë publike”. Për këtë ka harxhuar pa hesap për polici, armë, burgje, kampe pune. Në teori politike ka dy mënyra për ta parë individin: E para, si qenie komplekse, me të mirat e të këqijat që i ka dhënë Perëndia dhe e dyta, si një krijesë me vese që duhet ndrequr. Doktrina e parë sjell sisteme demokratike. E dyta – diktatura.

Edi Rama i është kthyer me praktika enveriste tezës së Ramiz Alisë në vitin 1990 që “shqiptarët nuk janë gati për demokraci”. Kështuqë ky, Timo Nieri, ka barrën që me karrotë e kërrbaç të na udhëheqë në udhën e drejtë! Kjo metodë Lindore e riLindorëve me në krye Ramën është pengesa e parë dhe madhore për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Është si puna e atij muhabetit që kishte 99 arsye pse nuk ranë këmbanat, por e para qe se nuk kishte këmbanë! Nëse si fillim mungon demokracia por adhurohet siguria, ku mungon liria por është kult dhuna i gjithë sistemi mund të jetë gjithçka, por jo ai që pranohet nga Perëndimi.

Kur ti dëgjon për “s’keni parë gjë” për korrentin , për ujin, për ndërtime pa leje, për burg masiv dhe represion policor ngado dhe masivisht, kur sheh se si vendosen taksa, rriten tatime, rriten pagesat e detyrimet pa të paktën një shpjegim formal, nëse ke dy para mend të tuat e jo të partisë, kupton se “të mirën e parë publike, sigurinë publike” po e paguan shumë më shtrenjtë sesa në vend të saj të kishte një “armike publike” siç është LIRIA./parrenna.com

Share: