Home KRYESORE Krimi në familjen shqiptare/ Burri vrau gruan me thikën e kuzhinës

Krimi në familjen shqiptare/ Burri vrau gruan me thikën e kuzhinës

Migena Këllezi mbeti viktimë e dhunës në familje. Ajo u ther me thikë nga bashkëshorti i saj në Gradisca d’Isonzo në Itali ditën e sotme.

“Viktima u godit në fyt me një thikë kuzhine”, shkruajnë mediat italiane, ndërsa bashkëshorti vrasës u vendos në prangat e policisë. Krimi i rëndë ndodhi në familjen e çiftit shqiptar që jetonte prej dy vitesh në Itali.

“Në momentin e krimit, në shtëpi, një dhomë tjetër ishte edhe djali 8-vjeçar i çiftit”, shkruajnë mediat italiane.

Sakaq, Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, duke folur në Komisionin Parlamentar tha se është shqetësim në rritje dhuna me bazë gjinore.

“Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga vëmendja dhe veprimi ndaj rasteve të dhunës dhe krimit në familje”, tha ai, duke marrë shkas nga vrasja e Migenës.

Share: