Home KRYESORE Kujdes i madh nga ky mesazh në E mail–in tuaj, është virus

Kujdes i madh nga ky mesazh në E mail–in tuaj, është virus

Një email i rrezikshëm ka bllokuar me miliona adresa na mbarë botën. Ky lloj virusi i cili vjen në email mund të mbyll skedarët në kompjuterin tuaj, hapja e të cilave është shumë i vështirë.

Përdoruesit e e-mailit janë paralajmëruar pasi mbi 23 milionë mesazhe të infektuara me virusin Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës – këtë javë.

E-mailat përmbajnë tema të ndryshme, si “please print” (ju lutem printoni), “photo” (foto), “documents” (dokumente) dhe “images” (imazhe) etj.

Mesazhet po ashtu vijnë me shtojcën ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të.

ZIP përmban skedarin Visual Basic Script (VBS) dhe nëse ekzekutohet, atëherë do të fillojë të shkarkojë virusin Locky.

Sapo procesi i shkarkimit të ketë përfunduar, ajo do të shtojë “.lukitus” extension në të gjithë skedarët e kompjuterit të infektuar të viktimës.

Share: