Home KRYESORE Kush qëndron pas dosjes së Vangjush Dakos/ “Dalin faktet”

Kush qëndron pas dosjes së Vangjush Dakos/ “Dalin faktet”

“Eulex ka sjelle nje dosje ndaj tij”. Keshtu tha sot ne ‘Opinion’ gazetarja e kronikes Anduena Llabani pas denoncimit te kreut te PD qe tha sot se Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durresit eshte pergjuar dhe ka informacione nga sherbimet e huaja per nje bande qe ben aktivitet kriminal dhe eshte perdorur per blerjen e votave ne 25 qershor.

“Eulex ka sjelle nje dosje ndaj tij…por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht”, tha Anduena.

Sakaq, gazetari Blendi Fevziu tha se teksa ka komunikuar me deputetët e PD gjatë ditës së sotme i kanë thënë se “ditet ne vijim do botojnë fakte konkrete nga dosja që kanë në dispozicion po mbetet për t’u parë se deri tani jemi në kuadrin e deklaratave”, tha gazetari.

Cfare tha Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar sot një zhvillim skandaloz, që lidhet me emrin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se agjencitë inteligjente kane përgjuar Dakon në afera me kriminele, ku në këmbim të votave u ka premtuar tendera. Basha bëri një akuzë të fortë, teksa theksoi se “Me largimin e prokurorit të çështjes, Edi Rama po përpiqet të mbrojë Dakon dhe veten nga prangat e drejtësisë”.

“Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere. Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent. Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës. Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat. Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për hetimin e kësaj çështje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda”.

Share: