Home KRYESORE Kuvendi hap konkursin për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Kuvendi hap konkursin për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Kuvendi i Shqiperise ka hapur thirrjen per aplikim per Komisioner per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Afati i paraqitjes së kandidaturës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 30.11.2017, ora:16:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

https://www.parlament.al/shpallje-e-vendit-vakant-per-komi…/

Shpallje e vendit vakant

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), i krijuar me ligjin nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”

Date 10/11/2017

Në mbështetje të ligjit 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, neneve 23, 24, 25, 29, 30 të tij, Rregullores së Kuvendit , nenit 111 të saj, si dhe Vendimit të Kuvendit nr. 108 datë 09.11.2017 “ Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,
Kuvendi i Shqipërisë fton:

Çdo shtetas që plotëson kriteret e nenit 24 të ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, për të marrë pjesë në procedurën e konkurrimit të hapur publik, për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kriteret ligjore për t’u zgjedhur Komisioner bazuar në nenin 24 të ligjit:

Komisioner mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar që plotëson kërkesat e mëposhtëme:

a) të ketë cilësi të larta morale e veprimtari të shquar në komunitet;
b) të ketë një diplomë universitare;
c) të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
d) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
e) të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin ose zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

• Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

• CV-në, nr kontakti tel/email/;
• Fotokopje e kartës së identitetit;

• Librezë pune /vërtetim pune në eksperiencat e deritanishme të noterizuara;

• Çdo referencë tjetër që provon veprimtaritë e shquara në komunitet dhe në fushën e lirive dhe te drejtave të njeriut dhe të ligjit;

• Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar/ studime pas universitare/ të noterizuara;

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht;

• Plotësim dhe nënshkrimi i formularit të vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

• Plotësim dhe nënshkrimi i formularit miratuar me vendimin nr.3, datë 30.01.2017, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

• Kandidati duhet të depozitojë edhe një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës së hapur publike, të përcaktuar sipas vendimit të Kuvendit, se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e Komisionerit, në zbatim të nenit 30 të ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, “Papajtueshmëria me funksionin e komisionerit”. Kjo deklaratë është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;

Afati i paraqitjes së kandidaturës me dokumentacionin e nevojshëm të lartshënuar, është brenda datës 30.11.2017, ora:16:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa: Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.

Bashkëlidhur vendimi i Kuvendit nr. 108/2017, datë 09.11.2017.

Share: