Home KRYESORE Lame: Ja si banorët e Prespës ndryshojnë shtetësi nga maqedonas në bullgarë

Lame: Ja si banorët e Prespës ndryshojnë shtetësi nga maqedonas në bullgarë

0

Kreu i Aluiznit, Artan Lame, në një postim në rrjetet sociale tregon bisedat e tij me disa banorë të fshatit Pustec, të cilët njihen si pakicë maqedonase, por që po konvertohen në bullgarë për të pasur mundësi për të lëvizur lirisht drejt Europës.

Lame ne postimin e tij ka tregon sesi banoret e ketij fshati po konvertohen nga maqedonas në bullgarë. Me tej, Lame i cilëson këto veprime si naive dhe të bazuara në interesa të caktuara.

Ja postimi i plotë i Artan Lames:

Kete fundjave rasti me hodhi ne Liqenas, a Pustec si i thone tani. Gjendem rastesisht prane oxhakut ne klub me nje grup djem te fshatit. Pasi zeme muhabet, une: -Ore, a s’me thoni c’kombesi keni tamam-tamam juve ketu? -Ne? Maqedonas. -Ore lere se c’thoni juve tani, po pleqte c’thone? -Nga pleqte e kemi pra, maqedonas. -Po c’ne maqedonas, kur ne kohen e pleqve s’kishte fare Maqedoni!? Stepen pak, por pastaj ngulin kembe: -E kemi edhe nga pleqte, jemi maqedonas. -Ndoshta eshte me e sakte te thoni thjesht “sllave”, se kjo e pleqve te qemotshem sikur s’ka kuptim, por nejse.

Po ne censusin e fundit si u rregjistruat? -Maqedonas me te shumtit, po na e futen. -Pse? Se na thane qe do na jepnin pashaporta per gjithe Evropen, pensione per pleqte, pune, etj. -Po Maqedonia s’eshte vete ne Evrope, si do ju jepte juve pasaporta per Evrope? -Eee, kshu na thane, po asgje. -Po me mire te kishit kerkuar te beheshit greke se ata te pakten jane ne BE- bera shaka une. -E kane provuar ca prej ketyre qe jane ne Greqi per pune, po aha, greket s’na pranuan. Duke ditur qe ketu ne Shqiperi sapo eshte njohur edhe pakica bullgare, i ngacmoj per shaka: -Po pse nuk e provoni nje here te thoni qe jeni bullgare? -Ate do bejme tani. E kemi folur dhe do deklarohemi te gjithe bullgare. -Po censusit si do ja beni? -Ehuuu, ai shkoj e vate. Kur te behet i riu, te gjithe bullgare. Ca nga ne kane marre pasaporte bullgare dhe tani gjezdinsin ngado neper Evrope dhe si nget njeri.

Dhe une, qe e kisha nisur per shaka kete punen e bullgarllekut! -Po si do ja beni, do i dorezoni pasaportat maqedonase? -Po c’ti duam? Ca qe marrin vesh nga kartat kane bere edhe pasaporte maqedonase edhe bullgare. -Dy pasaporta?! Po shqiptaren. -Ca e kane edhe ate, po ato do i leme te gjithe, se s’duhen fare. Nuk ma mbushi mendjen ky arsyetim i fundit, se nuk e di se sa eshte i mundur nga ana ligjore, pra qe te jetojne ne Shqiperi me pasaporta BG dhe MK pa qene fare shtetas AL. -Po ambasadori maqedonas ka ardhur ketu? -Ehu ka ardhur plot here. Dhe me pershkruanin ceremonite.

-Por po filluat qe ca te behen bullgare, do vije edhe ambasadori bullgar? -Po, edhe ai na ka thene qe do vije. -Po s’keni hall se do ju dalin rrena dhe do perplasen me njeri-tjetrin? -Eee, se mos do i therresim te dy ne nje dite! Dhe qeshnin pa te keq. Vazhduan edhe ca me arsyetimet e tyre naive, ku mund te gjeje gjithshka, interesa, nevoja, halle, llogari, por asnje gjurme nacionalizmi apo qofte edhe patriotizmi, per cilindo prej vendeve qe ju kish dhene sidoqofte dicka: Shqiperia token e lindjes, Maqedonia gjakun e te pareve, apo Bullgaria mundesine per ne Evrope. Kur po cohesha te ndahesha me ta, u thashe: -Epo atehere, po qe keshtu, ju nuk jeni as bullgare e as maqedonas, jeni thjesht shqiptare, sepse vetem shqipot per hall behen c’tu dale perpara. Qeshem te gjithe dhe u ndame miqesisht.

Duke marre neper shi te perpjeten e qafes se Prespes, bluaja me vete se sa rehat e ne paqe do ishin tribute ballkanase nese do i kishin lene rehat te mbillnin e korrnin neper luginat e malet e tyre mijevjecare, pa i ngaterruar e bere lemsh neper fijet e karagjozllekut te nacionalizmave mikroskopike.

Share:
Reklama juaj