Home KRYESORE LETRA/ Qytetarët e Vlorës japin detajet e pathëna: Gruaja e Bashës kushurirë...

LETRA/ Qytetarët e Vlorës japin detajet e pathëna: Gruaja e Bashës kushurirë e Habilajve. Ja lidhja e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm

Deputeti i qarkut të Vlorës, Fate Velaj, ka lëshuar disa deklarata të forta të lidhjes së Bashës me Habilajt gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjtje. Duke lexuar një letër të qytetarëve të zonës së tij elektorale, Velaj nxjerr disa të dhëna të pa bëra publike më parë.

Velaj me anë të letrës nxorri zbuluar lidhjet farefisnore të gruas së Bashës me Habilajt, ndihmën ndaj tyre në periudhën e Piramidave  dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm.

Deputeti Velaj tha se PD i ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të piramidës “Alimuça”. Ai thotë gjithashtu Bashës duke cituar letrën e banorëve të zonës, se para se të flaësë për Habilajt të konsultohet me kunatin e tij të famshëm dhe vjerrën e tij.  Velaj, teksa citon letrën,  tha se gruaja e Bashës është kurshurirë e një personi me mbiemrin Alimuça dhe që është edhe kurshëri i Habilajve. Banorët i thonë Bashës  “Mos  u nxito para se të japësh përgjigje sepse mund të përdoret në hetimin të cilin jemi të sigurtë se do të thellohet”.

Por letra vazhdon më tej me të reja të tjera. Sipas letrës së lexuar nga Velaj, “Basha duhet të pyesë vjerrën  e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin Habilaj? . Pyete pak edhe vjerrin tënd si i njëh Habilajt dhe Alimuçajt e Vlorës?. Pyetet pak kunatin se kush ishin të fortët që I dolën në krah, teksa ndërtohej hoteli në det? “

Me tej në letrën e lexuar nga Velaj në Kuvend, qytetarët shprehen se ”Basha i njihte Habilajt qëkur ishte ministër i brendshëm dhe ata e bridhnin detin ngarkuar sikur ta kishin të babait. Çpati Zagani që përmendi një qokë të policisë së Durrësit për ta kur ti ishe në pushtet Lulzim?, vazhdon letra.

Në fund të letrës qytetarët shprehen se e njohin mirë historinë dhe se pasi të përgjigjet Basha për këto, kanë edhe ca pyetje të tjera.

Tani radhën e ka Basha të tregojë lidhjet e tij.

Share: