Home KRYESORE Matësa për puset/ Kryemistri i përgjigjet qytetarëve:

Matësa për puset/ Kryemistri i përgjigjet qytetarëve:

Qytetarët janë shprehur të revoltuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se do të vendosen matësa edhe për puset. E këtë revoltë nuk kanë nguruar ta shprehin as në Facebook-un e Ramës. 

Qytetari: Po ju shkruaj ktu zoti kryeminister se nuk jam shum praktike me kompjuter , se sot degjova se do ti vini takse dhe puseve . nuk me duket e drejta nje gje e tille kur asnje qeveri ska bere asgje per te sjelle uje neper fshatra perse duhet te te taksoni dhe puset ? besoj se mjafton vetm taksa e shtepise te pakten ne vendin ku jeton un puset nuk taksohen shpresoj te mos jete e vertete .

Edi Rama: Nuk ka takse per puset mor zoteri, po mates per ujin qe konsumon si ne cdo vend normal.

Teksa një qytetare tjetër shprehet e revoltuar për vënien e matësave edhe për puset, ja çfarë i thotë Kryeministri.

Edi Rama: Te lutem mos e perdor me kete shprehje sepse je gabim: Uji eshte pasuri kombetare, nuk eshte aty kush e nxjerr e merr dhe nuk pyet se e nxorri vete! Natyrisht qe pas kaq shume vitesh estrade me kete pasuri, duket cudi kjo qe po te them, po shko provoje ne nje vend tjeter shpo, nxirr e derdh sa te duash dhe me lajmero nese nuk te ngrene zgupthi!

/360grade.al/

Share: